Shefer uron Berishen, me 7 prill ne Bruksel flamuri i Shqiperise
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Shefer, uroi permes nje bisede telefonike, kryeministrin Berisha, per arritjen e madhe te anetaresimit ne NATO. Ai i percolli urimet duke shprehur kenaqesine per takimin me Berishen, ne Samitin e Strasburg-Kelnit dhe ne takimin e 7 prillit ne Bruksel. Kryeministri i shprehu Sekretarit te NATO-s, mirenjohje per mbeshtetjen e madhe dhe kontributin qe i kane dhene Shqiperise, per realizimin e ketij hapi madhor. "Me mbeshtetjen dhe kontributin tuaj, ju u bete pjese e nje akti nga me madhoret ne historine e kombit shqiptar pas shpalljes se pavaresise, per te cilen shqiptaret do t'u jene perjete mirenjohjes" theksoi Berisha, gjate bisedes me Sekretarin Shefer.