E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, regjim vizash ne Tirane"

Kryetari i qeverise Sali Berisha, akuzoi dje kryebashkiakun Edi Rama se po e kthen Tiranen ne nje regjim vizash, me aplikimin e takses per mjetet qe hyjne ne kryeqytet. Akuzat u bene dje, ne mbledhjen e radhes se qeverise ku kreu i ekzekutivit u shpreh se te imagjinosh vetem taksat per targen, qe u vihen automjeteve qe hyjne ne Tirane eshte e pabesueshme. Gjithe shigjetat e kryeministrit ndaj kryebashkiakut te kryeqytetit, kane pasur si objektiv propozimin e Rames per te vendosur nje takse prej 1 mije lekeshe, per te gjitha ato mjete te transportit publik, te cilat do te hyjne ne Tirane. Berisha deklaroi se kjo ide e hedhur nga kryebashkiaku, Edi Rama i dukej e pabesueshme, sepse ishte ne kundershtim te cdo norme dhe ligji te nxjerre me pare ne vend. Sipas Berishes, kjo ide mund te konsiderohej si feudale dhe se ishte nje regjim vizash me vete. "Ideja e takses per hyrjen ne Tirane eshte ide me feudale, se feudalizmi. Kjo ide eshte nje lloj regjimi vize, i pashpallur. Nuk e di, se ku e ka gjetur kryetari i bashkise kete ide, por eshte e pabesueshme", deklaroi Berisha, duke e quajtur idene e pamenduar. Sipas Berishes, te gjithe shqiptaret qe jetonin ne cdo skaj te vendit nuk mund te paguanin per futjen ne kryeqytet, pasi ata te gjithe kishin kontribuar per Tiranen. Kreu i qeverise, deklaroi se ne Tirane jane aksionere 3.4 milione shqiptare dhe per kete arsye ata meritojne respekt dhe levizje te lire. "Si qytetari shqiptar qe jeton mbrapa Dajtit, ashtu edhe ai qe jeton ne shpatet e Cajupit, apo te Shkelzenit, te gjithe kane pikezat e djerses se tyre ne kete kryeqytet. Eshte jashte cdo imagjinate qe targat e kamioneve, mikrobuseve, autobuseve te tatohen me 1 mije leke, per cdo hyrje ne kryeqytete. Kjo ka ndodhur ne kohen e principatave", tha kryeministri Berisha, duke u shprehur se kjo ceshtje nuk ishte kompetenca e tij, por ai nuk mund te qendronte ne heshtje ndaj ketij fenomeni te papranueshem. Nisur nga kjo kryeministri Berisha e ftoi kryetarin e bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama qe te gjendej nje menyre per te mos vendosur kete "regjim vizash" me kryeqytetin. Sipas Berishes, qeveria ishte e gatshme ta rriste fondin per bashkine me te madhe ne vend ne menyre qe te mos perdoreshin taksime te tilla per qytetaret. "Kjo ceshtje, duhet te diskutohet me kryetarin e bashkise se Tiranes dhe ne rast se ka nevoje per fonde mbi baze projektesh, qeveria rrit fondin. Kete, ne e bejme per cdo qeveri vendore", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo ide e hedhur bie ne kundershtim me politikat e qeverise per levizje te lire. Ne kete kuader, Berisha deklaroi se qeveria ka hequr edhe taken prej 1 Euro per te hyre ne Shqiperi dhe vendosja e nje takse per hyrjen ne kryeqytet ishte e pamenduar dhe e papranueshme. Prej kohesh kryeministri Berisha ka sulmuar edhe disa nga nismat qe jane ndermarre nga bashkia e Tiranes. Po keshtu me nxjerrjen e nje ligji frenues qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha ju kundervu edhe nismave te marra nga pushteti vendor, per rritjen e taksave per biznesin e vogel.

Zogu i Zi

Kryeministri Berisha kujtoi dje ne mbledhjen e qeverise edhe mbikalimin e ndertuar nga bashkia e Tiranes ne kryqezimin e Zogut te Zi. Sipas Berishes, tashme behet e qarte se ky bunker u krijua nga Rama, per te izoluar kryeqytetin nga pjesa tjeter e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›