E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Do ta frenojmë efektin domino, por për Greqinë ende nuk ka mbaruar

Intervista

Një gazetë e përditshme greke, në faqen e saj të parë shkruante me germa të mëdha:

“Rehn: Kurajë, miqtë tanë, grekë”.

Njeriu që ka marrë në dorë çështjet financiare të Bashkimit Europian, sapo është kthyer nga Athina, pas një “misioni shpëtimi”. Për vetë Olli Rehn, 47 vjeç, i diplomuar në Filozofi dhe Ekonomi në Oksford, detyra e re nuk mund të fillonte në mënyrë të trazuar.

çfarë gjetët në Greqi?

Një vend që ka jetuar për shumë kohë përtej mundësive reale që ka pasur; një vend që brenda një periudhe 10-vjeçare ka humbur 25% të konkurrueshmërisë, i cili pa të rritet me një të katërtën e tij koston e punësimit. Aktualisht Greqia është një vend që ka përgjegjësinë për të korrigjuar e ndrequr gjithë këtë situatë të rëndë me probleme serioze. Ne jemi këtu për ta ndihmuar.

Në ç’mënyrë?

Për shembull, duke kontribuuar në qetësimin dhe sigurimin e tregjeve financiare ndërkombëtare në lidhje me Greqinë, ndërkohë që ajo tenton të marrë pak nga pak veten.

Athina sapo u ka shkurtuar buxhetorëve një muaj nga paga vjetore, ndërkohë që ka rritur Taksën e Vlerës së Shtuar dhe ka bllokuar rritjen e pensioneve. Këto janë masat shtesë të kërkuara nga Bashkimi Europian. Mendoni se do të mjaftojnë?

Po, për momentin.

çfarë do të thotë kjo?

Që këto masa do të jenë mjaftueshëm për vitin 2010, por me kusht që të zbatohen në të vërtetë. Fillimisht tentohet me reduktimin e shpenzimeve publike, për konsolidimin e bilanceve, më pas tentohet për forcimin e konkurrencës. Këta hapa janë ndërmarrë edhe nga vende të tjera, në vitet e kaluara. Por më pas, në vitin 2011 dhe në vitin 2012, Greqisë do t’i duhet që të marrë masa të mëtejshme, të nevojshme për një konsolidim në këndvështrimin afatmesëm.

Papandreu thotë se “pret solidaritetin e Europës”. Para, borxhe?

Unë jam i ndërgjegjshëm për nevojat financiare të Thesarit grek. Por tani gjëja më e rëndësishme është që masat e reja t’i rikthejnë Greqisë besueshmërinë dhe stabilitetin. Ky stabilitet është i rëndësishëm edhe për zonën e euros.

Po nëse problemet do të vazhdojnë?

Nëse do të jetë e nevojshme, Eurozona do të ndërmarrë veprime të koordinuara për të siguruar stabilitetin e saj. Ne kemi mjetet dhe mënyrat për ta bërë një gjë të tillë. Ekziston ndërkohë kuadri në të cilin duhet të veprojmë, siç ka thënë edhe Presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncer.

Nuk është kjo një tjetër mënyrë për të aluduar një shpëtim me para konkrete të financave greke nga ana e BE-së?

Sot nuk po flasim për këtë. Greqia ka rifilluar mirë dhe ndërkohë, e përsëris që gjëja më e rëndësishme është konsolidimi i bilanceve, reduktimi i deficitit publik. Nëse më pas do të jetë e nevojshme do të marrim edhe masa të tjera.

Ju thoni që ekziston ndërkohë korniza e normave, apo e marrëveshjeve për ta bërë një gjë të tillë. Nëse kjo vlen për Greqinë, do të thotë se vlen edhe për vende të tjera?

Ka edhe vende të tjera në jug të Europës që kanë vështirësi serioze dhe madje edhe në veri. Objektivi është që të evitohet një efekt domino nga një vend në tjetrin.

Papandreu ka lënë të kuptohet se nëse Europa nuk do ta mbështesë do t’i drejtohet FMN-së?

Ne kemi punuar mirë si me FMN-në, ashtu edhe me Bankën Qendrore Europiane. Të hënën do të vijë në Athinë i dërguari i Bankës Europiane, Jurgen Stark, që ishte edhe këtë herë me mua në Athinë. Ne kemi mësuar shumë nga organizmat e ndryshëm financiarë, nga ndërhyrjet e tyre në Letoni, Hungari dhe Rumani. Por në rastin e Greqisë, përgjegjësia primare i takon BE-së, Komisionit Europian, Ecofin.

A ka ndonjë mësim të veçantë që keni nxjerrë nga kjo krizë e fundit?

Po, dhe mbi rëndësinë e kundërvigjilencës financiare në zonën e euros, në mënyrë që disa raste të caktuara të mos përsëriten më në të ardhmen.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›