Nëse mundemi 3-0 nga violët, ikën Riberi
Bajern, Hënes
E ardhmja e Frank Riberisë te Bajerni i Mynihut është gjithnjë edhe më në dyshim. Kontrata e tij skadon në qershor të 2011-s. Ndërkohë që në kërkim të tij janë hedhur disa nga gjigantët më të mëdhenj të Europës, Real Madrid, Barcelona e Juventus. Presidenti i Bajernit, Hënes, ka thënë për të përditshmen prestigjioze gjermane “Bild”: “Champions është shumë e rëndësishme për të, nëse do të eliminohemi dhe në Firence do të pësojmë një humbje 3-0, dyshoj se Fran nuk do të qëndrojë më te Bajerni”.
#