KQZ miraton shperndarjen e fondeve per partite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në unanimitet vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike për vitin 2012. Për këtë janë parashikuar që partive politike, tu shpërndahet shuma prej 189 milionë lekësh. Partitë më të mëdha politike në vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste përfitojnë pjesën më të madhe të kësaj shume. Kështu, Partia Demokratike për vitin 2012 do të marrë mbi 78 milionë e 985 mijë lektë, ndërsa Partia Socialiste do të marrë mbi 75 milionë e 283 mijë lekë. Pjesa tjetër do tu shpërndahet Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Shpërndarja bëhet duke u bazuar në votat që këto forca politike kanë marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009.