E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret mungese informacioni per semundjet seksualisht te transmetueshme

Hepatiti B dhe Sifilizi vrasin njësoj si SIDA, por ndërsa të infektuarit po shtohen me shpejtësi liria e madhe seksuale, por edhe mungesa e informacionit po cënon rëndë jetën e shoqërisë sot aq më tepër, kur flitet për sëmundje që rikthehen pas një periudhe heshtjeje dhe simptomat klinike të të cilave nuk shfaqen për një kohë të gjatë dhe e gjithë kjo, sipas mjekëve se shqiptarët ende nuk bëjnë kujdes për të mbrojtur veten dhe partnerin gjatë marrëdhënieve seksuale.
Ndërsa pasojat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë të rënda, jo vetëm për individin dhe mosha e prekur është ajo aktive, shokuese janë të dhënat e një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit 21 % e gjimanzistëve mendojnë se AIDS transmetohet nga mushkonjat.
Mungesa e informacionit arrin mes shume adoleshentësh arrin deri aty sa HIV-i është i vetmi virus, që mund të merret mes marrëdheniesh seksuale apo këto infeksione janë vetëm pronësi e femrave kur sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë 25 lloje të ndryshme dhe ato i prekin të gjithë pa dallime gjinish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›