Wordsworth: Ka baza për vendosjen e EULEX-it
BEOGRAD - Ambasadori britanik në Serbi, Steven Wordsworth deklaroi sot se ka shumë mundësi për zgjidhjen e çështjes së vendosjes së misionit EULEX në Kosovë.
“Po bisedojmë me miqtë serbë për misionin EULEX. Mendoj se ekziston pajtueshmëri e përgjithshme se ajo që dëshiron të bëjë misioni i EULEX-it është shumë e rëndësishme", ka thënë Wordsworth. Ai ka theksuar se detyra e këtij misioni është që të ndihmojë në sundimin e drejtësisë dhe ligjit, që është shumë e rëndësishme për komunitetet jo shqiptare në Kosovë.
(a.s/Balkanweb/REL)