E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama zeron shpresat e mediave të Edvinit – s’pranon të hetojë sërish Durrës-Kukës për interesa politike

Megjithë zhurmën e mediave edviniste, të cilat duket se e kanë detyrim parësor mbajtjen gjallë të hetimeve-fiction, mjaft që ato të përdoren për fushatën zgjedhore që po afron, Ina Rama duket se i ka thënë “mjaft” një përdorimi të skajshëm dhe ka vendosur të mos i shkojë më tej aventurës që po e zeronte nga pikëpamja profesionale, por edhe po dëmtonte rëndë kredibilitetin e institucionit. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e ka konsideruar sot si të mbyllur çështjen penale që ishte hapur nga organi që ajo drejton, pas vendimit që mori Gjykata e Lartë lidhur me hetimet e paligjshme për Rrugën Durrës-Prishtinë. Ajo theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për hetimet që lidhen me segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash” konsiderohet një vendim i formës së prerë, çka pamundëson çfarëdolloj rihapjejej të dosjes. Më herët, Edvini pat sponsorizuar rihapjen e hetimeve, për shkak se një vegël propagandistike e tij pat theksuar se do të dilte një intervistë tjetër që do të ofronte fakte të reja, por Ina Rama i ka thënë mjaft këtij keqpërdorimi, gjatë deklarimit të sotëm të paekuivok në një seancë dëgjimore me këshilltarë të Bashkimit Evropian, ku u diskutua për reformat në drejtësi. I njëjti qendrim u vërejt edhe kur të njëjtat segmente kërkuan hapjen e hetimeve për firmën “Trans Digging Construction”, në një përpjekje të mirëfilltë për të përdorur prokurorinë për dëmtimin e imazhit politik të kryeministrit Sali Berisha dhe publicistit Fahri Balliu. Prokuroria doli sërish me një qendrim zyrtar ku theksoi se s’kishte vend për hetime e se Delijorgji ishte hetuar deri në detaje për bizneset e veta, por firma TDC nuk figuronte të kishte kryer punime për ndërtimin e Fabrikës së Gërdecit.


Takimi i sotëm- Ina: Kujt t'ia prishja e kujt tia ndrerqja. Respektova ligjin


Kryeprokurorja ishte e pranishme sot në një seancë dëgjimore të Bashkimit Evropian. Përfaqësues të 27 vendeve anëtare këtij unionin, nën kryesimin e ambasadës ceke si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, kanë marrë në provim drejtësinë shqiptare, për sa i përket procesit të reformave. pas nënshkrimit te marrëveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe në prag të përgatitjes së progres raportit te ri. Burime të pa konfirmuara zyrtarisht, bëjnë të ditur se Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka deklaruar para diplomatëve, se institucioni i Prokurorisë është gjendur vazhdimisht ne presionin e politikes dhe qeverise, si pasoje e çështjeve që janë vënë nën hetim. Nënkryetari i Këshillit te Larte te Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, nuk dha detaje per kete takim, por theksoi se secila pale ka bere raportin e saj. "Na u desh te ballafaqohemi me pyetje te ndryshme te diplomateve. Diplomatet jo vetëm që ishin familjare po ishin shume te interesuar për çështjet", u shpreh Spahiu.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›