Kosovë/ Fillon sot ndërtimi i autostradës Morinë-Merdarë
Ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare përurohet sot me shpërthimin simbolik të një eksplozivi në Vërmicë.
Kjo autostradë konsiderohet si një projekt madhor që plotëson "Rrugën e Kombit" në territorin e Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e inaugurimit të punimeve do të marrin pjesë personalitet me të larta të qeverisë së Kosovës dhe asaj shqiptare, si: kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij shqiptar, Sali Berisha, ministri i Transportit shqiptar, Sokol Olldashi, ai i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Qeveria e Kosovës e vlerëson ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane. Duke e vlerësuar si shumë transparent procesin e ndërtimit të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ajo krijon mundësi të daljes në det për Kosovën.
Konsorciumi amerikano-turk "Bechtel & Enka" do të jetë përgjegjës për ndërtimin e autostradës, e cila parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues, me mundësi të mbylljes në çdo qendër. Zbatimi i projektit për ndërtimin e autostradës parashikohet të kushtojë rreth 700 milionë euro.
Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade parashikohet të zgjasin tre vjet, dhe pritet punësimi i një numri të konsiderueshëm personash. Në një paragraf të kontratës për ndërtimin e autostradës, të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania "Bechtel & Enka", thuhet se rreth 40 për qind e punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës, do t'i kryejnë kompanitë vendase.
Autostrada Morinë-Merdar, e cila është vazhdimësi e autostradës Durrës - Morinë, lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Kosovës i krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdarin me portin e Durrësit.