Rehn:Integrimi i Serbise s'ka të bëjë me Kosovën
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Oli Ren, ka deklaruar se procesi i integrimit të Serbisë në BE nuk ndërlidhet me statusin e Kosovës. Ren është shprehur se qëllimi i BE-së është përmirësimi dhe mbështetja e zhvillimit të situatës sociale dhe ekonomike në Kosovë, duke theksuar se gjatë kwtij viti do të publikohet raporti për situatën atje. Këto komente, zyrtari i lartë i BE-së i bëri në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Boris Tadic. Ren theksoi më tej se Bashkimi Europian po shqyrton një paketw të mbështetjes financiare për të ndihmuar vendet e Ballkanit, që të ballafaqohen me ndikimet e krizës globale ekonomike. Ndërkohë që Presidenti serb Tadic i ka hedhur poshtë akuzat e zyrtarëve të lartë të Kosovës se Beogradi po udhëheq politikë të viteve '90. "Serbia, në asnjë mënyrë nuk dëshiron të ndalë procesin e përfshirjes së Kosovës në disa institucione ndërkombëtare financiare, sepse ne, në bisedimet për statusin, kemi propozuar zgjidhje të tilla", theksoi Tadic, në një konferencë për shtyp.