Rama në Twitter:Koha për liberalizimin e tregut të energjisë
Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter në lidhje me propozimet e bëra publike nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë.
“300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut. Është koha që kush fiton më pak të paguajë më pak. Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve te klientelave familjare të pushtetit në këtë sektor”, shkruan Rama në Twitter.
Sipas tij, treguesit janë më të këqinjtë e të gjitha kohërave pas 97-ës në menaxhimin e energjisë ndërsa vjedhjet që janë bërë po i paguajnë shqiptarët.
“Vjedhjet janë më të mëdha se asnjëherë po ashtu. Shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është”, thekson më tej Rama në twitter.