Bulqizë, minatori Ndreu do dalë nga greva

Minatori, Gentian Ndreu 31-vjeç, do të dalë nga greva e urisë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Ndërkohë që paraditen e sotme, nga greva është larguar edhe një tjetër minator, Limon Isufaj 44-vjeç i cili është dërguar në spital, pas përkeqësimit të tij.
Minatorët grevistë kanë ndërprerë prej disa ditësh komunikimin me të afërmit, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore dita-ditës po përkeqësohet.
Por minatorët shprehen të sigurt të mos ndërpresin grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Minatorët kërkojnë rritje page nga 20 në 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së pensionit dhe ditët e fundit ata kanë kërkuar edhe largimin e administratorit të firmës “ACR”.