E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinasi i rikthehet normalitetit, fluturime në të gjitha destinacionet

TIRANE- Rinas, fluturime në të gjitha destinacionet
Ora: 22:22- I rikthehet normalitetit Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Sipas njoftimit më të fundit nga ky aeroport bëhet i ditur se nga Rinasi në orët e mbrëmjes është nisur edhe avioni në drejtim të Londrës. Më herët gjatë ditës, kanë operuar fluturimet drejt Romës, Athinës, Stambollit, Mynihut dhe Vjenës, Piza, Bergamo, Ancona, Peruxha, Ljubljana, Budapest dhe Milano.

Në njoftimin e aeroportit pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Retë vullkanike, Rinas, 2 linja ende të bllokuara
Ora: 12:38- Në aeroportin e Rinasit po mbahen ende të bllokuara fluturimet për në Britani e Gjermani, ndërsa funksionojnë rregullisht linjat me Greqinë, Turqinë, Italinë, Hungarisë, Slloveninë dhe Austrinë.
Lajmin e konfirmon Drejtoresha për Informacionet në Rinas, Arlinda Causholli. Sipas njoftimit me te fundit nga ky aeroport bëhet i ditur se nga Rinasi kane operuar fluturimet drejt Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës, Piza, Bergamo, Ancona, Peruxha, Ljubljana, Budapest dhe Milano.
Nderkaq sipas zyres se shtypit njoftohet se mbeten ende ne pritje fluturimet me destinacion Londren dhe Mynihun. Sipas njoftimit më të fundit nga TIA, pasagjerët që do të fluturojnë drejt këtyre dy destinacioneve janë në pritje, pasi pritet që shumë shpejt të rinisin fluturimet drejt tyre. 
Ne njoftimin e aeroportit pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Shkak u bë hiri dhe tymi ndër re si pasojë e shpërthimit të një vullkani në Islandë.
Hiri i vullkanit të Islandës u përhap me ritme të shpejta në të gjitha vendet e Evropës, duke paralizuar fluturimin e avionëve dhe duke u shkaktuar humbje te medha kompanive që menaxhojnë aeroportet ndërkombëtare
(d.b/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›