E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktiviteti patriotik i Ismail Qemalit në një fotoekspozitë

>Në Muzeun e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorë, ku në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë, po përgatitet çelja e një fotoekspozite me materiale rreth aktivitetit patriotik të Ismail Qemalit, ndërsa do të zhvillohen dhe aktivitete të tjera, mes të cilave, edhe një konferencë shkencore. Këto përgatitje po bëhen në përkujtim të 165-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vdekjes së patriotit Ismail Qemali, ndërkohë që ato priten të zhvillohen në datën 23 janar. Fotoekspozita, synon të japi të plotë figurën e Ismail Qemalit dhe aktivitetin e tij patriotik, në shërbim të çështjes kombëtare. Pjesë e saj do të jetë jo vetëm aktiviteti i tij në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, por edhe periudhat para dhe pas këtij momenti të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Kjo fotoekspozitë, pritet të jetë e para që do të japë në këto dimensione figurën e patriotit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë. Materialet që do të vendosen në këtë ekspozitë janë pjesë e fondit të Muzeut të Pavarësisë Kombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›