Rekomandimet e FMN-se Buxhet realist. Rrisni taksen e sheshte

Qeveria duhet të jetë realiste dhe e kujdesshme në hartimin e buxheteve, pasi vitet e fundit kemi pasur rishikime dhe rialokim të fondeve në mesin e vitit. Kjo ka qenë një ndër këshillat e dhëna në fund të misionit të rradhës që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kryer në Tiranë. Brenda pak ditësh pritet që qeveria të deklarojë një rishikim prej 20 miliard lekësh.
“Për këtë vit rekomandimi ynë është që të kryhen shkurtime të shpenzimeve buxhetore prej 20 miliard lekë. Nuk është një situatë ideale kur kryhen shkurtime buxhetore në mes të vitit. Buxhetet duhet të jenë më realistë dhe të mos ndryshohen në mes të vitit. Vitet e fundit, buxhetet janë bazuar në të ardhura optimiste, që në shumë raste nuk janë realizuar, çka dhe ka sjellë shkurtim të detyruar të shpenzimeve”- tha shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell.
Të kundërt mendim ka pasur ministri i Financave. Sipas tij, rishikimi i buxheteve është një praktikë e vlefshme dhe e nevojshme.
“Rishikimet do të jenë të përvitshme dhe praktika të mira e transparente janë ato që rishikojnë buxhetin çdo vit, në mesin e vitit. Kanë qenë disa vite kur këto rishikime kanë qenë me shtesë dhe në dy vitet e fundit rishikimet janë në disa shkurtime”- tha Bode.
Rekomandim tjetër, në këtë periudhë të vështirë ekonomike ishte dhe ai për rritje të nivelit të taksave, por dhe kjo kërkesë e fondit u hodh poshtë nga kreu i Financave.
“Ulja e masës së pagesë për kontributet e sigurimeve shoqërore nuk sollën atë që pritej. Do të ishte mirë që të rritej taksa e sheshtë dhe të ishte mbi 10 për qind. Nuk është ndryshim që prek investimet e huaja, pasi edhe nëse do të ishte 12 apo 15 për qind, sërish do të ishte nivel i ulët. Duhet punuar shume gjithashtu dhe me skemën e TVSH-së dhe rimburisimin e kësaj takse të bizneset”- tha Bell.
“Ne e konsiderojmë tërësisht të mundshme të gjithë rregullimet e nevojshme buxhetore të vijnë brenda kuadrit fiskal aktual. Pra të mos kemi rritje të taksave. Është e domosdoshme që një sërë taksash, jo taksat kryesore, të rishikohen nga pikëpamja e praktikave më të lehta për vjeljen e tyre”- tha Bode.
Shefi i misionit vlerësoi arritjet dhe ecurinë e Shqipërisë në këtë periudhë krize, por ai kërkoi me ngulm që borxhi publik të ulet nga 60 për qind në 50 brenda 5 viteve të ardhshme. Deklarata të kundërta ndërmjet zotit Bode dhe Bell pati dhe për rritjen ekonomike të këtij vitit. 5 për qind është parashikimi i qeverisë, ndërsa në 2.7 arrin ai i ekspertëve të FMN. Komenit për këtë ishte që FMN jep parashikimin më pesimist.
Florian Papadhimitri