Bode Edhe kete vit Shqiperia ne krye te rritjes ekonomike
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi sot se rritja ekonomike për vitin 2011 pritet të jetë rreth 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e misionit të FMN-së, Gerwin Bell dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Bode tha se "presionet e krizes globale kanë qënë evidente dhe zhvillimet në rajon e më gjerë të padëshirueshme dhe negative, por pavarësisht efekteve në ekonominë tonë, Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike".
"Sigurisht jo në nivelet e shpresuara dhe të programuara në fillim të vitit të kaluar, por ne parashikojmë të jetë një rritje ekonomike prej 5 % e PBB-së, nga 4 % që ishte në vitin 2010", tha Bode.
Bode bëri të ditur se zhvillimet në 5 mujorin e parë të këtij viti kanë bërë që të ketë një rishikim të buxhetit të shtetit . "Rishikimi do të synojë të adoptojë disa nga treguesit për të mbajtur një defiçit buxhetor në nivelet 3.5 % dhe për të ulur një sërë shpenzimesh që do të mundësonte rritjen ekonomike.
Ai theksoi se qeveria ka si objektiv rivendosjen në ekuilibra makroekonomikë në pozicione më të përshtatshme për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë reale.
Për sa i përket borxhit publik, Bode tha se "synojmë që borxhi publik të mbetet në të njëtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale". Sipas tij, qeveria do të bëjë përpjekje që borxhi të menaxhohet në mënyrë më të sigurt.
Ministri Bode siguroi gjithashtu se nuk do të ketë në programet e qeverisë instrumenta të rritjes së taksave, por tha ai, për t'i dhënë frymëmarrjen e duhur ekonomisë do të përzgjidhen për t'u financuar projektet që kanë efektshmërinë më të lartë në ekonominë reale.