E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ri i ERE-s Ramadani ne vend te Nepravishtes

Sokol Ramadani do të jetë kryetari i ri i Entit Rregullator të Energjisë. Seanca parlamentare e së enjtes ka pasur në rend dite votimin për kreun e ERE, ku dhe Ramadani mori “OK” për të mbajtur këtë post. Emërimi i Sokol Ramadanit vjen pas dorëheqjes që bëri në fillim të marsit Bujar Nepravishta.

Enti Rregullator i Energjisë nuk kishte kryetar prej afro katër muajsh. Sokol Ramadani ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Bujar Nepravishta ka drejtuar prej disa vitesh Entin Rregullator, derisa u tërhoq nga ky post për arsye personale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›