E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekomandimet e udhëheqësit të FMN-s para takimit të G-20 në Londër

Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se rregullimi i sistemit financiar duhet të jetë çështja kryesore në bisedimet e ardhshme të 20 vendeve me ekonomit më të mëdha të botës.

Dje, duke folur në një konferencë për shtyp në Paris, Dominik Straus-Kahn tha se vendosja e parave vetëm në planet për stimulimin ekonomik nuk do të sjell rezultate pa larguar kredit të këqija të cilat kanë plagosur financat globale.
 
Strauss-Kahn nënvizoj se qeverive do të mund të ju duhet të shpenzojnë më shumë në planet për stimulimin fiskal në se ekonomia e botës nuk përmirësohet.

FMN-ja i ka bërë thirrje vendeve të G-20 të shpenzojnë deri në dy përqind të prodhimit bruto të tyre në përpjekjet e stimulimit gjatë dy viteve të ardhshme.//ap.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›