E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisja me kartat e identitetit, dëshmi e pjekurisë demokratike

Kryeministri përsërit apelin drejtuar qytetarëve

Kryeministri Berisha fton përsëri qytetarët që të pajisen me kartat e reja të identitetit, duke e cilësuar këtë si një akt shumë të rëndësishëm, për zgjedhjet e përgjithshme dhe njëherazi si pasqyra e vërtetë e maturisë sonë, për të justifikuar besimin e ndërkombëtarëve

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, fton përsëri qytetarët të pajisen me Kartat e Identitetit, si një dokument ndër më të avancuarit në Evropë dhe si një akt shumë i rëndësishëm qytetar për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Kryeministri e vlerësoi këtë proces, si pasqyra e vërtetë e maturisë sonë, e pjekurisë sonë demokratike, të cilat duhet të jenë dëshmi e madhe se ne e justifikojmë besimin që ndërkombëtarët na dhanë.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të bëj një apel vëllazëror, në interesin tuaj më të mirë, në  interesin e qytetarëve të Fushë Krujës dhe të mbarë vendit; të merrni letërnjoftimet e reja. T’i merrni ato edhe si një prej arritjeve tona të mëdha, sepse ne, për herë të parë, arritëm të kemi në dorë një dokument aktualisht më të avancuarin në Evropë. Unë ju garantoj se ky dokument do të fillojë dora dorës të përdoret për shumë shërbime. Nuk ka asgjë më komode sesa përdorimi i letërnjoftimit elektronik për shërbimet tuaja”, u shpreh Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›