Rekomandimet greke AK: Turp, nënshtrimi ndaj tyre
Tiranë- Alenaca Kuq e Zi ka reaguar lidhur me deklarimin e ministrit të jashtëm grek, Stavros Dimas sipas të cilit procesi i rregjistrimit në Shqipëri nuk ka respektuar minoritetin grek në vendin tonë.
Përmes një deklarate për shtyp, AK-ja ka theksuar se minoritetet greke në Shqipëri janë të privilegjuara ndërsa shqiptarët në Greqi po vriten brutalisht.
Turp nënshtrimi ndaj rekomandimeve helene. Ne denoncuam, kundërshtuam dhe bojkotuam censusin, i cili është përgatitur nga qeveria greke dhe u zbatua nga qeveria shqiptare. Shqiptarët vriten brutalisht në Greqi dhe qeveria hesht ndaj makabriteteve ndaj shqiptarëve- thuhet në deklaratën për shtyp të Aleancës.
Shkrime të tjera me interes:
- Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...
- Brukseli në pritje të qeverisë së re greke Greqi- Pas takimit të krerëve të eurozonës mbrëmë në Bruksel,...
- Taksat e larta, skafet greke “preferojnë” flamurin shqiptar Greqi- Vendosja e flamurit shqiptar në skafet greke po përhapet...