Tirana metropolitane, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit Bashki-Komuna
Tiranë- Plani Urbanistik i Tiranës do të realizohet në bashkëpunim me Komunat përreth saj, duke i dhënë një shtrirje këtij plain përtej vijës kufizuese të kryeqytetit.
Në këtë kuadër është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës, Bashkisë Kamëz, Komunës Paskuqan, Komunës Dajt, Komunës Farkë, Komunës Kashar, komunës Vaqarr dhe në prani të Këshillit të Qarkut Tiranë. Kështu deklaroi kryebashkiaku, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së sotme.
Ne kemi gjetur mirëkuptimin e njësive vendore, kufitare me qytetin e Tiranës, të cilët me përgjegjësi qytetare i janë përgjigjur ftesës sonë- tha Basha.
Duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të hartimit të Planit Urbanistik kreu i Bashkisë Basha deklaroi se projekti urbanistik do të diskutohet me qytetarët e Tiranës, duke nënvizuar se mendimi i tyre është i domosdoshëm.
Procesi i konfrontimit me mendimin qytetar dhe marrja, dëgjimi i zërit qytetar është për ne jo një formalitet, por një domosdoshmëri- u shpreh Basha.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Karta e Studentit, nënshkruhet marrëveshja Tiranë- Tashmë të gjithë studentët që studiojnë në Universitetin e...
- Konsujt e Nderit-Basha: Tirana, tërheqëse për investimet e huaja Tiranë- Një Tiranë tërheqëse për investitoret e huaj, kjo ka...
- Klubi Tirana- Ndryshon struktura e drejtimit, emerohen Tagani dhe Tafaj Tiranë- Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbiqyres së SH.A Tirana...