E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë: Nuk do të hiqet TVSH-ja për ushqimet

Tiranë- Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e TVSH-së për disa produkte ushqimore u rrezua sot nga Komisioni i Ekonomisë.

Mes debatësh të ashpra mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në komision u rrëzua edhe kërkesa e anëtarëve socialist.

Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Erion Braçe hodhi akuza mbi qeverinë se po monipolizon tregjet në vend.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komision, Flamur Noka iu përgjigj akuzave të Braçes se propozimet e PS-së kërkojnë të favorizojnë disa kompani që menaxhohen nga deputetët e opozitës.

Ndërkaq më herë mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë e kishte deklaruar votën kundër heqjes së TVSH-së për disa produkte ushqimore.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Komisioni i Ekonomisë, debate PS-PD për buxhetin 2012 Tiranë- Projektbuxheti i vitit 2012 është bërë sërish pjesë e...
  2. Berisha: Nuk e heqim TVSH-në për ushqimet Tiranë – Kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të...
  3. BSH, Komisioni i Ekonomisë miraton kandidaturat e PD-LSI Tiranë- Në mbledhjen e sotme të Komisonit të Ekonomisë u...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›