Shkup: Opozita heq dorë nga kërkesat

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Branko Cërvenkovski, ka hequr dorë nga të gjitha kushtet që i kishte parashtruar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Miratoni çfarëdo qoftë kodi zgjedhor, bëni çfarë të doni me kodin zgjedhor, harxhoni sa të doni para buxhetore për reklamimin. Lidhja Social-Demokrate do të marrë pjesë në zgjedhje dhe me ndihmën e popullit do t`ju mund”, ka deklaruar Cërvenkovski.
Prononcimi i tij erdhi pasi kryeministri Gruevski, ditë më parë, i quajti të palogjikshme dhe joligjore kërkesat e LSDM-së.
Por të premtën, Parlamenti ka caktuar seancën për miratimin e kodit zgjedhor, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e paraqitjes së iniciativës për shërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.