Rekord në Lezhë, PS pranon 1114 të rinj në parti, rritet me 61 përqind anëtarësia
Në këtë takim ka qenë edhe ish i burgosuri politik, Dod Miri, i cili vuajti 22 vjet burgjet e diktaturës. Rama u takua përzemërsisht me ish të burgosurin politik Miri, dhe realizuan një foto së bashku.
Partia Socialiste ka shënuar një rekord anëtarësimesh në Lezhë, ku 1114 të rinj janë bërë pjesë e saj. Në këtë mënyrë anëtarësia është rritur me 61 përqind.
1114 anëtarë të rinj. Nga 1114 anëtarësime të reja 792 apo 71% e tyre janë anëtare në moshë të re. Nga këta të rinj 365 janë nga Bashkia Lezhë. 209 vajza dhe gra më shumë sesa ishin një muaj më parë. Janë bashkuar me PS 217 intelektualë më shumë sesa ishin një muaj më parë. Ata janë mësues, juristë, ekonomistë, mjekë, agronomë, etj, u shpreh Lindita Nikolla, e deleguara e kryesisë për Lezhën.
Një i ri që ka studiuar në Itali do ta shprehte me pak fjali arsyen që e shtyu të jetë pjesë e Partisë më të madhe në vend: Jam rikthyer për të kontribuar në PS dhe jam rikthyer për një rilindje të Shqipërisë.
Në fjalën e tij Rama u ndal në faktin se si qeveriset sot dhe cili është mentaliteti i pushtetit: Shumë njerëz mendojnë, gabimisht sipas meje, që varfëria, papunësia, korrupsioni janë arsye të mjaftueshme që ndryshimi të ndodhë. Por në fakt varfëria, papunësia, korrupsioni janë aleatët më të mëdhenj të qeverisë së sotme. Sepse pushteti sot kalëron mbi varfërinë, mbi papunësinë, mbi korrupsionin dhe duke i pasur njerëzit e varfër në gjendjen që luftojnë për bukën e gojës e ka më të lehtë ti kërcënojë. Duke i pasur njerëzit e papunë, në gjendjen që janë të dëshpëruar dhe skanë shpresë e ka më të lehtë ti dëshpërojë. Duke i pasur njerëzit e zakonshëm lidhur peng mbas zinxhirëve të korrupsionit e ka më të lehtë ti mbajë të tulatur dhe të pashpresë.
Apeli i Ramës ka qenë i drejtpërdrejtë jo vetëm për ata që ishin në sallë. Por, apeli i Kryetarit të PS më shumë iu drejtohej të gjithë atyre që ende janë skeptikë për përfshirjen e tyre në politikë: Nëse skeni punë çfarë prisni më për të garantuar ndryshimin që ndëshkon ata që ju kanë lënë pa punë dhe që i hapë rrugë të re një tjetër alternative për punësim real dhe jo për rritje të vazhdueshme të papunësisë. Nëse nuk e mbani dot më barrën e çmimeve të larta dhe të detyrimeve që duhet ti paguani shtetit si rrogëtarë të zakonshëm, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat më shumë taksa se sa paguajnë kryeministri, ministrat, deputetët, atëherë çfarë prisni më?! Duhet ti largoni ata që ju thonë se kush fiton më pak duhet të paguaj më shumë dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më pak dhe ti hapni rrugën një programi që garanton të kundërtën. Nëse ju mundon fakti që për shkak se jeni të papunë nuk shkoni dot në spital kur keni nevojë për këshillën e mjekut apo nuk çoni dot në spital një të moshuar, sepse jeni të pasiguruara dhe ai vetë është i pasiguruar. E kështu, shteti ju kërkon që të paguani 4-5 herë më shumë sesa vetëm 2 vjet më parë, atëherë çfarë prisni më?! Duhet ti hapni rrugë një politike të re mbi shëndetësinë dhe shërbimet publike, ku këto shërbime ti jepen njerëzve sipas nevojës, jo sipas mundësisë për të paguar, kur ata nuk kanë mundësi për të paguar. E pra, këto janë fjalët që ne nuk duhet ti themi thjesht mesvedi dhe të duartrokasim njëri tjetrin, por janë fjalët që çdo anëtar dhe anëtare i PS duhet ti thotë aty ku jeton dhe duhet ti përçojë me pasion dhe me bindje se duke u bërë më shumë dhe duke garantuar fitore ne nuk do ndryshojmë një qeveri me një tjetër ca ministra me ca të tjerë, ca deputetë me ca të tjerë, por të ndryshojmë Shqipërinë dhe situatën e çdo familje të zakonshme.