E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord në fshatin Borje, tre muaj i izoluar nga bora

Banorë të Borjes, pas furnizimit në Kosovë

Banorët: Duam rrugën, bukë blejmë në Kosovë.

Fshati Borje në komunën e Shishtavecit në kufi me Kosovën po shënon një rekord më vetë në izolimin gati tremujor. Megjithëse shumica e fshatrave të bllokuar nga dimri e dëbora kanë dalë nga izolimi, 1300 banorët e fshatit të largët të Gorës vijojnë të marrin frymë vetëm nga shtegu që kanë hapur vetë pesë herë nga fshati i tyre, deri në Glloboçicë të Kosovës. Ky shteg, 3 km i gjatë, është shtegu i shpëtimit dhe i frymëmarrjes. Banorët të izoluar kërkojnë hapjen e rrugës që i lidh me Kukësin dhe qendrën e komunës, por dhe ndihmën ekonomike që nuk e kanë marrë prej tre muajsh. Autoritetet premtojnë se shumë shpejt rruga do të hapet e asistenca do merret, por banorët thonë se tashmë rrugën do ta hapë zoti dhe pranvera që po afron.
Rruga nga Kosova
Si për të treguar largësinë dhe sorollatjen për të shkuar në një vend, tek ne përdoret fjala e urtë I bie nga Kina. Në rastin tonë për të mbërritur nga Kukësi në Borje duhet të kalojmë dy herë kufirin në hyrje dhe dy në dalje. Udhëtimi me Sevahir Doklen, kryetarin e palodhur të fshatit, nis në Kukës për të kaluar kufirin në MorinVërmicë dhe pas një udhëtimi prej 70 km, gjendemi në Glloboçicë të Dragashit. Në Dragash kemi lënë në këtë qytet borjanë, që me thasë patatesh rrinë në qendër të qytetit, nëse dikush afrohet për të blerë. Me kuaj e duke udhëtuar në këmbë ata tentojnë të shesin të vetmin prodhim që kanë, pataten. Sapo mbërrijmë në Glloboçicë, duhet të veshim çizmet. Sevahiri prin në shtegun që ndan nga rruga nacionale. Borjanët e kanë hapur disa herë për të dalë nga izolimi. Pas afro gjysmë ore gjendemi në pikëkalimin kufitar të Borjes dhe vetëm me një kartë identiteti futemi në tokën tonë. Përgjatë rrugës takojmë plot njerëz nga Borja që shkojnë e vijnë me kuaj në Dragash. Sevgjit Shesha ka ngarkuar në Kosovë dy kuaj sa një maune me bar. Fshati ynë u harrua krejt. Ja me Kosovën po jetojmë. Për këtë duhet të falënderojmë kryetarin e komunës, Dylejman Nela dhe deputetin Flamur Noka që kanë ndërhyrë dhe është hapur pika. Para tre vjetësh nuk e kishim dhe detyroheshim të thyenim ligjin, duke kaluar ilegalë e duke përfunduar në burgjet e Kosovës, thotë Shesha.
Fshati

Fshati Borje në komunën e Shishtavecit

Çuditërisht, në Borje nuk ka dëborë dhe banorët kanë nisur punët e pranverës. Fshati duket si një ishull i rrethuar nga të katër anët me dëborë. Dielli që bie nga mëngjesi deri në darkë e rreh fort fshatin, po pavarësisht kësaj, rrugët nga Cernaleva e Oreshka si dhe në drejtim të Shishtavecit mbeten tërësisht të mbuluara nga dëbora. Në krye të fshatit është dhe një rrap i madh, ku burrat mblidhet dhe kuvendojnë. Bilbil Pala që merret me blegtori e bujqësi thotë se më këtë dimër u ka ardhur në majë të hundës. Ne ua falim janarin dhe shkurtin, që nuk na e hapën rrugën, por jo marsin. Tani jemi gati në prill dhe atë do na e hapë Zoti, Pala. Nevruzi, mësuesi i fshatit, thotë se ky fshat ka shoqërinë sportive më të vjetër në Kukës, me emrin Kallabak, dhe se po bëhen përgatitje të shumta për festën e Shëngjergjit, 6-7 maj, ku festa e daljes përfundimtare nga dimri do të kthehet në një manifestim kulturor, tradicional e festiv. Por, dimri e rruga e sjellin sërish bisedën te vështirësitë. Rexhep Berisha, banor i fshatit, e ngre më shumë se të tjerët zërin. Qeveria duhet të na hapë rrugën, që të shkojmë në Kukës të furnizohemi, të tregtojmë prodhimet tona, të vizitohemi, të shkollohemi, e jo të na sjellë bukë. Ne jemi mësuar me dimrin, paçka se sivjet ishte më i gjatë, thotë Berisha, i cili nuk harron pa përmendur se banorë të fshatrave të tjerë po e lënë Borjen prej 2 javësh në errësirë, pasi kanë dëmtuar rrjetin elektrik.
Vendorët
Sevahiri me merakun e tij dhe të fshatit e quan të pafalshme indiferencën e qeverisë lokale dhe qendrore që ky fshat të

Borjani, banori i fshatit kufitar të Kukësit

rrijë kaq shumë i izoluar. E kam dëgjuar shpesh Kryeministrin të flasë se rrugët do hapen e do marrim asistencën para kohe. Ne kemi tre muaj pa asistencë dhe pa rrugë. Ku janë paratë e dhëna për ne? Fshati është në gjendje të mjeruar. Rrugën kërkojmë se ne dimë vetë të punojmë e jemi mësuar me vështirësitë. Kryetari i komunës, Dylejman Nela, thotë se i njeh mirë problemet e borjanëve. Rruga është në hapje e sipër, por ka vështirësi për shkak të dëborës së madhe dhe terrenit të keq në Oreshkë. Do dërgojmë fadromën dhe ajo shumë shpejt do të hapet. Sa i përket asistencës sociale, duhet se izolimi ka barë që puna e Këshillit të Komunës dhe e vetë administratës të jetë jo normale. Vetë banorët nuk kanë pasur mundësinë të vijnë deri në qendër të komunës për të plotësuar dokumentacionin, kështu që javën tjetër pritet të miratohet ndihma ekonomike dhe të nisë shpërndarja e saj.
Kthimi pas një pritje plot bujari nga borjanët do të bëhet sërish nga Kina, pra nga Kosova, andej nga erdhëm. Banori i fundit që na përcolli sipër fshatit ishte Borjani, që në moshën 5-vjeçare di vetëm dy fjalë shqip: Po, jo. Nëna e tij, Flora, thotë se e pagëzoi me këtë emër, pasi lindi në Borje dhe në borë, dy fjalë që janë të së njëjtës rrënjë, por që kjo rrënjë që quhet borë i ka lodhur më shumë se kurrë sivjet borjanët.

Flora, me 7 fëmijë, 3 muaj pa asistencë
Flora Tale, e cila banon në kodrën sipër fshatit, është ndoshta më fatkeqja e kësaj zone. Asaj i është shembur shtëpia nga dimri dhe dëbora e ka strehuar 7 fëmijët e saj në ish-repartin ushtarak të fshatit. Marr vetëm asistencën në komunë, që nuk na e kanë dhënë prej tre muajsh. Ky dimër qe i papërballueshëm, sidomos për në gratë. Kam shtatë fëmijë nga një vit diferencë mes tyre. Burri ruan delet e fshatit dhe jemi në gjendje të rënduar ekonomike. Ska më keq.

Nga Borja, JONUZ HALLAÇI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›