Rekord vizitorësh në Berat, 40 mijë vizitorë
Autori i Lajmit: red.
Qyteti i Beratit dhe në veçanti kalaja cilësohet nga revista prestigjioze "Forbes" si një ndër tre destinacionet më të rekomanduara në Ballkan së bashku me Nebek Tepe në Bullgari dhe Parkun Plitvica në Kroaci. Një nga përfaqësuesit e Komunitetit Evropian, është shprehur se ka qenë në Moskë para se të punonte në Shqipëri, por atë që ka parë në "Kishën e Fjetjes së Shën Mërisë", ku paraqiten ikona me elemente mikës të dy religjioneve (besimeve) në një ikonë të vetme,që dëshmon bashkëjetesën e tolerancën e feve që ekzistojnë në Shqipëri,nuk e ka parë në asnjë vend tjetër, dhe ky është një shembull i mirë për të gjithë botë. Qyteti muze i Beratit,si një nga qytetet më të hershme në vendin tonë, është i identifikuar me kalanë mbi 2400-vjeçare, ku jeta ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë që në gjenezën e saj. Kalaja është monumenti më antik i këtij qyteti dhe ka një sipërfaqe prej 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli i Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400, nga venecianët. Kështjella ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Është ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit, muri rrethues qarkon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, që, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë. Lumi që kishte formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërreu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbinj, që vështrojnë drejt qiellit. Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qenë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte të armikut. Në pjesën jug-lindore ndodhet edhe një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tunel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë.. Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit dhe herë pas here, sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frëngjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqeve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX. Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës. Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brenda së cilës gjenden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane. Kjo kështjellë e fortifikuar që ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit,e rrethuar nga mure të lartë, të ndarë në 24 kulla të formave e dimensioneve të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008