Beteja e kompetencave në Kosovë
Autori i Lajmit: red.
Qeveria e Kosovës, konsideron se qëndrimet e fundit të shefit të UNMIK-ut për disa fusha që kanë të bëjnë me pakicën serbe, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me planin e Ahtisarit . Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, tha për Radio Blue Sky se Kosova, do të integrojë minoritetin, serb por nuk do të lejojë strukturat paralele. Ai po ashtu konfirmoi se tashmë dihet emri i ministrit të mbrojtjes, por ai do të bëhet publik shumë shpejt nga ana e kryeministrit Thaçi.
Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar për emrin e ministrit të Mbrojtjes. Megjithatë publikimi i këtij emri do të bëhet në një afat të shpejtë nga ana e kryeministrit Thaçi. Këtë e konfirmoi Zv/kryeministri Hajredin Kuçi.
“ Po tanimë mund të them se është marrë vendimi që t i jepet kompetencë e plotë ministrit të Mbrojtjes së Kosovës dhe se unë mendoj se kryeministri sa më shpejtë që të jetë e mundur do ta bëjë publik vendimin e tij”, tha Kuçi.
Numri dy i qeverisë së Kosovës ka folur edhe për qëndrimet e fundit të shefit të UNMIK-ut, sipas të cilave sa më shpejt duhet nisur dialogu për doganat në veri të Kosovës, ndërsa ka propozuar edhe formimin e policisë etnike serbe në kuadër të Policisë së Kosovës. Por, për Qeverinë e Kosovës, çdo gjë që do të ndodhë në Kosovë, duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Dilemat e ngritura ditëve të fundit nga shefi i UNMIK – ut, Lamberto Zannier në opinionin publik edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe sipas dokumentit të presidentit Ahtisari, që është inkorporuar në Kushtetutë, në asnjë rast nuk parashihet ekzistimi i strukturave, të cilat janë jashtë sistemit unik të Kosovës, duke përfshirë edhe policinë e Kosovës. Në këtë drejtim Kushtetuta është valide dhe sipas kushtetutës do të funksionojë dhe do të mendohet në Kosovë. Në këtë drejtim ne do t i integrojmë minoritetet në Kosovë, por në asnjë rast nuk do të ketë sistem të ndarë në Kosovë”,tha Kuçi.
Edhe për mundësinë e fillimit të bisedimeve Prishtinë – Beograd, Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ripërsëriti qëndrimin e kamotshëm të Qeverisë, se bisedime mund të ketë për avancimin e
minoriteteve, por jo edhe për organizimin shtetëror në Kosovë.
“Në asnjë rast nuk mund të flitet për pozitën juridike e politike të Kosovës dhe në asnjë rast nuk mund të flitet për organizimin e brendshëm të Kosovës. Ne mund të flasim në kuptimin që ata të bëjnë presion pozitiv tek minoriteti serb që të integrohet në Kosovë. Por jo për ndonjë kompetencë që mund ta ketë Serbia mbi Kosovën ose institucionet e saj”, vazhdoi Kuçi.
Sidoqoftë deklarata e fundit të shefit të UNMIK-ut kanë nxjerr në pah dallimet rreth kompetencave që ekzistojnë ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008