E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, lufta politike pa fund

Autori i Lajmit: red.
Në Maqedoni Presidenti Branko Cërvenkovski ka anuluar procesin gjyqësor ndaj Nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili akuzohet për korrupsion dhe është nën arrest.
Partia qeverisëse VMRO DPMNE këtë vendim të Presidentit e quajti grusht shteti.
Pas këtyre veprimeve opozita ka thënë se do të kthehet në Parlament.
Thellohen përplasjet
Ende pa u ezauruar reagimet dhe vlerësimet e ndryshme për rivotimin e ligjeve nga Parlamenti, pas paralajmërimit të presidentit Cërvenkovski se nuk do t i dekretonte ato, ndodhi hapi tjetër në përlasjet politike në Maqedoni.
Presidenti Cërvenskovski ka anuluar procesin gjyqësor ndaj Nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili akuzohet se ka keqpërdorur postin si kryetar bashkie, post që ai mban në qytetin e Strumicës.
Por zoti Zaev nuk i pranon akuzat.
Partia qeverisëse VMRO DPMNE tha se vendimi i presidentit ishte grusht shteti.
Edhe pse pranohet e drejta e tij kushtetuese për të ndërmarrë një veprim të tillë, ai sipas kësaj partie është i padrejtë dhe ndërmerret për të mbrojtur partiakët e tij të korruptuar.
Presidenti Cërvenkovski ndërkohë ka formalizuar edhe vendimin e paralajmëruar për mos të dekretuar pesë ligje të diskutueshme.
Maqedonia duket se po kalon krizë të rëndë politike, thonë vëzhguesit, ndërkohë që veprimet e Presidentit arritën që të kthejnë opozitën në Parlament.
Edhe LSDM edhe PDSH thonë se do të marrin pjesë në seancat e Parlamentit, me çka pritet që debatet të jenë të ashpra në arenën më të lartë politike në vend.

Tadiç: “Do të ketë Arrestime të tjera”
Presidenti serb, Boris Tadiç, thotë se Beogradi do t i përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare për të arrestuar personat e tjerë që kërkohen nga Gjykaka e Hagës për Krime Lufte.
Kjo ishte hera e parë që Tadiç foli për këtë çështje që prej arrestimit të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili u ekstradua në Hagë.
Nacionalistët serbë e quajtën zotin Tadiç “tradhëtar” gjatë protestës që zhvilluan në Beograd pas arrestimit të Radovan Karaxhiçit.
Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç dhe udhëheqësi i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç, janë në listën e personave që kërkohen nga Gjykaka e Hagës.
Bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës është një ndër kushtet kryesore për afrimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›