Artistët kosovar të “ODA-s” mendojnë për artin në Tiranë
Autori i Lajmit: red.
Tre shoqe të ngushta, rreth moshës 34 vjeç, pasi kanë kaluar disa eksperienca të cilat i kanë mësuar të mos gabojnë, janë në kërkim të mashkullit ideal që nuk “ekziston”. Komedia “Çdo të hënë”, një shfaqje e punuar nga një ekip i përbërë tërësisht nga artiste femra, pritet të luhet në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës, në mesin e muajit gusht. Një realizim i kompanisë teatrale kosovare Oda , komedia me skenar të shkrimtares dhe aktores italiane Sarah Bogatti, zhvillohet mbi thashetheme të cilat nxjerrin në pah figurën femërore dhe të fshehtat që thonë ato prapa syve të meshkujve. Ndërsa artistët e teatrit të Tiranës kanë mbyllur sezonin dhe kanë marrë pushimet verore, duket se për artëdashësit kryeqytetas po mendon kompania Oda , e cila pas suksesit që shënoi me premierën Lufta Iliro-Romake , do të prezantohet me komedinë Çdo të hënë . Lirak Çelaj, një nga themeluesit e kompanisë Oda , e krijuar mbi 5 vjet më parë, thotë se kryesisht realizimet teatrale të kësaj kompanie janë të stilit modern, por jo eksperimental. “Realizimet lindin si ide për të përçuar një frymë perëndimore, pasi shfaqjet teatrale kanë ngecur paksa në të gjithë trevat shqipfolëse”, vijon ai. Çelaj, që është edhe skenarist i një pjese të shfaqjeve, tregon se kompania Oda , e para kompani private teatrale në Prishtinë, u krijua në fund të vitit 2002 falë bashkëpunimit me Florian Mehmetin. ”Veç shfaqjeve teatrale kompania jonë zhvillon dhe një sërë aktivitetesh kulturore si ekspozita, koncerte me muzikë etj”, shton ai. Në më tepër se 5 vjet, Oda ka arritur të realizojë mbi 20 premiera, ndër të cilat përmenden “Qyteti po rritet” (2008), “Çdo të hënë” (2008), “Lufta Iliro Romake” (2008), “Ëndrra e një nate vere” (2006), “Tre gjermanët e trashë” (2004), “Kanuni” (2005), “Monologët e Vaginës” (2003), etj. “Teatri ynë nuk trajton vetëm komedi, por edhe drama, teatër natyralist, vepra klasike etj”, thotë artisti kosovar, ndërsa ndalet tek komeditë “Luftra Iliro-Romake” dhe “Tre gjermanët e trashë”, skenari i të cilave mban firmën e tij. “Këto dy shfaqje vijnë të frymëzuar paksa nga stili anglez i programit televiziv Monty Python s, personazhet janë të njohur si Flying Circus”, sqaron ai. Aktualisht, kompania Oda nuk ka një trup të përhershme. “Artisët ndërrohen në varësi të shfaqjes dhe elementëve që i karakterizojnë ata”, shton Çelaj, i cili evidenton si shqetësim gjetjen e fondeve për realizimin e një shfaqjeje. Për realizimin e një produksioni, vijon ai, lind nevoja të kërkojmë sponsor, pasi nuk jemi të përfshirë nga subvencionet që duhet të japi shteti. “Kjo e vështirëson mjaft punën tonë, por gjithsesi ne e bëjmë me dëshirë dhe mjaft pasion, dhe besoj se probleme të tilla nuk do të na pengojnë në misionin që kemi ndërmarrë”, përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008