Këshilltari i Mandelës zëvendëson Zannier-in
Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka emëruar këshilltarin e tij kryesor politik, Nicholas Haysom në postin e zëvendësit të UNMIK-ut në Kosovë, shkruante dje gazeta Express.
Afrikanojugori, i cili dikur ka këshilluar edhe Nelson Mandelën e famshëm, këtë detyrë do ta ushtrojë vetëm për tri javë, kanë bërë të ditur për këtë gazetë burime ndërkombëtare.
“Haysom vjen në Prishtinë javën e ardhshme dhe deri në kthimin e Lamberto Zannierit nga pushimet dyjavëshe do të jetë edhe shef i UNMIK-ut”, ka thënë një burim ndërkombëtar.
UNMIK-u ka mbetur pa zëvëndës që nga largimi i Larry Rossinit, dhe përpjekjet e deritashme të Ban Ki-Moonit që të emërojë dikë tjetër në këtë post, kanë dështuar.
Sidoqoftë, përshtypjet e Haysomit për realitetin në terren, sipas burimeve ndërkombëtare, do të kenë ndikim në qasjen e ardhshme të OKB-së ndaj UNMIK-ut dhe Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2008