E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelene persona te maskuar grabisin autobusin

Një grabitje me arme është shënuar pranë fshatit Majkosh te Tepelenës mesnatën e djeshme. Shënjestra e dy personave te armatosur me arme kallashnikov ka qene autobusi i linjës Sarande –Tirane, me targa SR 6941 B, i cili drejtohej nga shtetasi Sokol Berxhaj. Grabitësit qëlluan fillimisht ne ajër dhe me pas kanë gjuajtur ne drejtim te xhamit te pare te autobusit, duke detyruar kështu drejtuesin e mjetit qe t’i jepte jo vetëm leket e biletave, por dhe paratë qe arriti t’i mblidhte 18 pasagjereve qe udhëtonin me këtë mjet. Pas marrjes se rreth 300 mije lekeve te vjetra dy grabitësit u larguan me shpejtësi, ndërsa drejtuesi i mjetit njoftoi policinë për grabitjen e ndodhur. Forca te shumta te policisë kane mbërritur ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve. Fatmirësisht njoftohet se nga grabitja nuk ka persona te plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›