E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rekordet e notit ogur i bardhë për zgjedhjet, mund të kisha ngjitur edhe majën Everestit”

17-08-2012 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë foli në mbledhjen e kabinetit edhe për pasionin e tij për notin. Berisha tha se rekordin e ri donte ta mbante sekret, por mediat s’u kursyen. “Më ndodhi ajo që më ndodh çdo vit, por këtë vit më shumë se çdo vit tjetër. Njeriu shndërrohet në njeri ujor. Një rekord që desha ta mbaj sekret nuk e mbajta dot sepse deti jo vetëm që ka sy, por ka dylbi dhe unë sa dola nga deti i pashë titrat në televizione. Unë mund tu them se e pyeta veten çfarë ndodhi këtë vit që notova më shumë se kurrë ne jetën time. Dy faktorë, olimpiada dhe zgjedhjet e ardhshme. Nuk kishte arsye tjetër, të jem i sinqertë, ky është një ogur i bardhë”, tha ai. Kryeministri Berisha pranoi gjithashtu se një pasion i tij janë edhe majat e larta. “Më mbetet dhe një moment tjetër i rëndësishëm, dua të shkoj dhe në një majë patjetër, sepse dua tu them një gjë këtu, ditën që takova ata tre të rinj që kishin ngjitur Everestin, ishte hera e parë në jetën time që më shkoi mendja sikur të kisha qenë njëri prej tyre. Imagjino, mendova po të kisha filluar jetën si këta, duke ju ngjitur Everestit, se ku do të isha”, tha më tej Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›