Rriten pagat për administratën e njësive vendore, arsimin parauniversitar si edhe për shëndetësinë
Vendimet e Këshillit të Minsitrave/ Efektet financiare kanë filluar në datën 15 korrik 2012
Këshilli i Ministrave rrit pagat për administatën e njësive vendore, punonjësit e arsimit parauniversitar si edhe për bluzat e bardha të shëndetësisë.
Nga rritja e pagave ëpr admisnitratën e njësive vendore, përfitojnë jo vetëm drejtuesit e njësive vendore, por edhe gjithë nëpunësit e kësaja administrate.
Sipas vendimit të djeshëm të këshillit të Minsitrave, mësohet se përfitues janë edhe “specialistët”, “përgjegjësit e sektorit” apo “drejtorët e drejtorive” të njësive të qeverisjes vendore, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së institucioneve të tyre dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare “Master i Shkencave” apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë “për kushte pune”, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Miratimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete do të bëhet, rast pas rasti, nga drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, në njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me përshkrimin e pozicionit të punës”.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2012, do të përballohen nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore, për vitin 2012.
Këshilli i Ministrave vendosi dje gjithashtu, të risë edhe pagat e punonjësve mësimorë në arsimin parauniveristar.
Në bazë të këtij vendimi, efektet financiare, për vitin 2012, që rrjedhin si rezultat i rritjes së pagave, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave për vitin 2012. Efektet financiare për vitin 2012, që rrjedhin si rezultat i ndryshimeve në pozicionet e punës së mësuesve dhe edukatorëve, të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për arsimin parauniversitar, për vitin 2012, sqaron i njëti vendim.
Ndërkohë, një tjetër vendim i djeshëm i Këshillit të Minsitrave, rrit pagat edhe për punonjësit me arsim të lartë në sistemin e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Spitalin Ushtarak Qendror Univesritar, në sistemin e mInsitrisë së MBorjtjes, të punonjësve të infirmieristikës në sistemin e Minsitrisë së Shëndetësisë e mInsitrisë së Mbrojtjes, si dhe ëpr trajtimin e mjekëve në strukturat e mbrojejtjes.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave të punonjësve buxhetorë, për vitin 2012.
Kanë qenë propozime të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, i cili bëri që Këshilli i Ministrave, të marrë dje vendimet për rritjen e pagave të këtyre kategorie.
Këto vendime hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrijnë efektet financiare nga data 15 korrik 2012.
Struktura dhe kufijtë e pagave për drejtuesit e bashkive e të komunave
Për Bashkinë e Tiranës:
- Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;
- Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100000 banorë:
- Kryetari 92 000 – 140 000 lekë;
- Nënkryetari 60 000 – 93 000 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:
- Kryetari 60 000 – 116 000 lekë;
- Nënkryetari 49 000 – 91 000 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:
- Kryetari 51 000 – 91 000 lekë;
- Nënkryetari 41 000 – 78 000 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:
- Kryetari 41 000 – 78 000 lekë;
- Nënkryetari 28 000 – 69 000 lekë.
Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5.000 banorë:
- Kryetari 37 000 – 55 000 lekë;
- Nënkryetari 27 000 – 43 000 lekë.
Për Këshillin e Qarkut;
Kryetari 87 000 – 132 000 lekë;
Nënkryetari 57 000 – 91 000 lekë.
Struktura dhe kufijtë e pagave për punonjësit e policisë së bashkive e të komunave
Emërtesa Paga (lekë/muaj)
Nga Deri
Kryeinspektor i Policisë bashkiake të Tiranës 74900 85350
Kryeinspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore me mbi 50000 banorë 59310 67650
Kryeinspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50000 banorë 45780 51000
Inspektor i Policisë bashkiake të Tiranës 59310 67650
Inspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore me mbi 50000 banorë 41620 46850
Inspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50000 banorë 35380 40600
Punonjës i Policisë bashkiake të Tiranës 45780 51000
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, me mbi 50000 banorë 35380 40600
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50000 banorë 33300 38500
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, deri në 5001 banorë 30180 33300
Shtesa për shërbimin e urgjencës së rrethit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë,
për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës
Në ditë të zakonshme të shtuna të diela dhe festa
- për sistemin 24 orë 1700 lekë 2100 lekë 2500 lekë;
- për sistemin 16 orë 1400 lekë 1700 lekë 2200 lekë;
- për sistemin 12 orë 1100 lekë 1400 lekë 1700 lekë.