E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi i Liverpoolit, 17 shtylla në 16 ndeshje

Kenn Dalglish ka bërë shaka me rekordin e Liverpoolit, që ka goditur 17 herë kornizën e portës në 16 ndeshjet e deritashme gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Sulmuesit uruguaian Luis Suarez dy herë iu mohua goli nga shtylla dhe transversalja në fitoren 2-0 të dielën në Aston Villa, duke lënë Dalglishin në mendime se ku mund të qëndrojë problemi.

“Ne mund të zgjedhim problemin nëse i gdhendim disa centimetra nga korniza”, tha në shaka menaxheri i Liverpoolit.

“Do të vazhdojmë të tentojmë sepse sa më shumë që mundoheni, aq më me fat jeni. Ndoshta një ditë do të qëllojmë shtyllën e topi do të përfundojë brenda. Kemi shpirt shumë të mirë në zhveshtore dhe kjo vërehet edhe në fushë. Kemi dominuar ndeshjen, shënuam dy gola dhe përmirësuam kuotën e pikëve, por njëkohësisht shtuam edhe numrin e goditjeve të kornizave”, deklaroi strategu i gjigantit nga Anfield Road.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›