Presidenti i Sevillas dënohet me burg

Presidenti i Sevillas Jose Maria del Nido është dënuar me shtatë vite e gjysmë burg për përfshirjen e tij në keqpërdorimin e parave publike në qytetin në jug të Spanjës, Marbella.
Shkelja ka ndodhur mes 1999 dhe 2003 kur Del Nido punonte si avokat. Ndërsa, përveç dënimit ai duhet t’i paguajë qytetit të Marbellas kompensim prej 2.7 milionë eurosh.
Ish kryetari i qytetit së Marbellas, Julian Munoz po ashtu është dënuar me shtatë vite e gjysmë burg ndërsa ish këshilltari për planifikim urban Juan Antonio Roca mori katër.
Del Nido u emërua president i Sevillas më 2002 ndërsa nën drejtimin e tij skuadra ka arritur të fitojë Kupën UEFA, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës. Ai ka të drejtë ankesë në Gjykatën Supreme të Madridit.