Shkodranët sfalin as në derbi
Tërbuni: Grrela, Lari, Rahova, Lula, Sufaj, Vuçaj, Laja, Gjeka (Bejtja 65), Guri, Vrinca, Kapaklija Tr. R. Piraniqi.
Vllaznia: Harlicaj, Axhani, Ruqi, Gurishta, Pjeshka, D.Hasa (G.Hasani 50), Borshi, Çinari ,Kalaja, Dyca (Kozmaj 65′), A. Hasani (Kabuni 55). Tr: N.Zhejani.
Shënues: 21 Kalaja, 28 Gurishta (11m)
Gjyqtarë: K.Prenga, P.Gjetani, E.Perloshi (Lacc)
Paratërinjtë e Vllaznisë kanë arritur një fitore të merituar përballë bashkëmoshatarëve të tyre po nga Shkodra, të cilët mbrojnë ngjyrat e Tërbunit të Pukës. Ndeshja është luajtur paraditen e djeshme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Derbi verior nuk ka sjellë probleme për udhëheqësit e kampionatit. Ata nuk kanë gabuar në këtë derbi të cilin kanë arritur të fitojnë me shifrat përfundimtare e fiksuara që në pjesën e parë 0-2.
Për ekipin e Vllaznisë golin e parë e ka shënuar kapiteni Kalaja. Më pas, pas një pengimi në zonë ka qenë Gurishta që ska gabuar në ekzekutimin e 11-metërisht, duke ngritur në 0-2 shifrat. Pavarësisht rasteve të shumta të shpërdoruara nga Kalaja, Ruqi e Çinari, ekipi i Vllaznisë nuk ka shënuar më shumë, por edhe nuk ka pësuar gol më në këtë përballje. Me fitoren e djeshme Vllaznia është shpallur kampione dimri.
Gjergj KOLA
Rikthim i mundimshëm i bluve
Dinamo Pogradeci 2-1
Dinamo: Gjonikaj, Mehdihoxha, Hasanaj, Kalemasi (Fida 23), Brari, Bregasi, Meta, Vaka, Ndoci (Kaloshi 62), Muça (Qilimi 31), Shkupi. Trajner: Xh. Lloshi
Pogradeci: Molla, Shkëmbi, Xhela, Cino, Cipo, Berberi, Hidri, Dervishi, Çollaku (Kujtimi 49), Zeqollari, Çekiçi. Trajner: A. Abazaj
Shënuan: Qilimi 48, Vaka 80 / Dervishi 61
Kartonë të verdhë: Bregasi / Dervishi
Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Danaj, E. Sinani(Elabasan)
Skuadra e Xhaferr Lloshit rigjen fitoren në takimin e vështirë përballë Pogradecit. Qilimi dhe Vaka bëhen protagonistë të ndeshjes me golat që kanë shënuar, por edhe portieri Gjonikaj, i cili mbron portën mjaft mirë. Në pjesën e parë loja ka folur për të dyja skuadrat ku vendasit sulmonin, por hasnin edhe në kundërsulme të miqve. Në pjesën e dytë arrin të zhbllokohet rezultati, ku Qilimi shënon gol, duke kaluar në avantazh të tijtë, por pas golit të shënuar skuadra kaloi disi në eufori.
Miqtë përfitojnë dhe shënojnë golin e barazimit me Dervishin në minutën e 61-të, ndërsa katër minuta më vonë fitojnë 11-metërsh, i cili goditet nga Çekiçi, por jashtë kuadratit. Pas kësaj performance vendasit kërkojnë golin me ngul dhe e gjejnë në minutën e fundit të takimit me Vakën, që lëshon një predhë të vërtetë nga 35-metra distancë. Erjon Hamitaj
Zela nderon Mjeshtërinë
Shkëndija – Flamurtari 2-1
Shkëndija Tr.: Spahiu, Teqja, Lila, Ndreu, Laci, Thaçi, Zuna, Kondakçi, Tirana, Zela, Nuri (u aktivizuan: Trebicka, Myzyri, Ferhati). Trajner G. Mahmutaj
Flamurtari: Xhekaj, Borakaj, Dumani, Mina, Llanaj, Koçani, Zeqaj, Shenaj, Bregu, Qarri, Resulaj (u aktivizua: Alikaj, Aliaj, Kondi). Trajner: A. Nini
Shënues Nuri 46, Zela 78 / Bregu 68
Kartonë të verdhë: Lleshi, Zela, Spahiu, Trebicka, Zuna / Koçani,Llanaj,Borakaj,Kondi
Gjyqtarë: A. Gjeçi, I. Dyrmishi,K. Kotis (Tiranë)
Loja mes moshave nën 17 vjeç është zhvilluar e bukur dhe me emocione në pjesën e parë. Portat për 40 minuta kanë qëndruar të paprekura dhe skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me dëshirën për të marrë pikë në pjesën e dytë. Loja nis e bukur dhe Nuri shënon golin e avantazhit për të tijtë, por kjo ndikon negativisht në psikologjinë e vlonjatëve, që fillojnë ta nervozojnë situatën, por mbrapa nuk mbeten dhe vendasit.
Kështu me të drejtë kryesori Gjeçi akordon disa kartonë të verdhë pas minutës së 55-të të takimit. Në minutën e 68-të shënon golin e barazimit Bregu, por Zela nuk mund tua falë barazimin miqve dhe 10 minuta më pas shënon golin e avantazhit për të tijtë. Me kaq mbyllet dhe ky takim mes këtyre lojtarëve të rinj që duhet të mësohen më shumë më fair-play-in dhe jo me boksin. Erjon Hamitaj
Matmuja si mjafton Shkëndijës
Shkëndija D. Partizani 2-5
Shkëndija D.: Pëllumbi, Kushta, Bajrami, Koli, Tanushi, Matmuja, Vllahi, Kllari, Xhakoni, Malollari, Shkëmbi (u aktivizuan: Milla, Hoxha). Trajner: A. Domi
Partizani: Ndoji, Agalliu, Gjoni, Lila, Gjinaj, Zhezha, Plloçi, Nina, Drita, Hafuzi, Faruku (u aktivizuan: Hibro, Aliaj, Sula). Trajner: G. Tomorri
Shënues: Matmuja 35, 40, Faruku 20, Drita 38, 70, Hafuzi 45, Musai 80
Karton i verdhë: Drita
Gjyqtarë: R. Shaba, L. Mema, E. Kanaj (Tiranë)
Shkëndija e Durrësit ka zhvilluar vetëm pjesën e parë të ekuilibruar, duke e përballuar Partizanin, ndërsa në të dytën është dorëzuar. Shkëndija në pjesën e parë ka luajtur më mire, megjithëse Partizani ka kaluar i pari në avantazh me anë të Farukut në të 20-ën minutë, ekipi i Shkëndijës ka barazuar me Matmujën në të 35-ën. Duhet theksuar që ky futbollist ishte më i miri për Shkëndijën në këtë ndeshje. Më pas Drita kalon sërish në avantazh Partizanin, por në minutën e fundit të pjesës së parë Matmuja shënon sërish dhe barazon shifrat.
U duk se ndeshja do të ishte e ekuilibruar, por në pjesën e dytë loja e Shkëndijës ka rënë dhe Partizani shton presionin me sulme të rrezikshme e të shpejta. Në fraksionin e dytë kryeqytetasit shënojnë tri herë me anë të Hafuzit, Dritës dhe Musait, duke marë një fitore të thellë në Durrës dhe tri pikë të rëndësishme, ndërkohë që Shkëndija nuk arrin të reagojë edhe në këtë ndeshje. Dorian Agolli
Fitore e pastër e kavajasve
Besa Elbasani 3-0
Besa: Curri, Hilmiu, Kashami, Xhafa, Osmani, Arkaxhiu, Hoxha, Lushkja, Misiri, Colla, Delili. Trajner: Y. Teliti
Elbasani: Balukja, Qemalli, Kalellari, Turhani, Mukja, Carhoshi, Kotherja, Luniku, Laze, Lutaj, Tupi (u aktivizuan: Bullari, Salla). Trajner: S. Dalipi
Shënues: Delili 10, 74, Colla 25
Gjyqtarë: J. Metani, Xh.Rada, A. Demiraku (Durrës)
Besa ka mposhtur 3-0 Elbasanin në një ndeshje mjaft te bukur. Vendasit kanë kaluar në avantazh mjaft shpejt me autor sulmuesin Delili, i cili shënoi në minutën e 10 me 11-metërsh. Janë sërish vëndasit që dominojnë në lojë, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 25-të me autor Collën. Ndërkaq, Elbasani ka një rast të artë për të shënuar me anë të Lutajt, por i vetëm përballë portierit e dërgon topin jashtë portës.
Në pjesën e dytë verdheblutë kanë patur një mori me raste, por që nuk kanë arritur ti shfrytëzojnë si duhet. Rasti më flagrant është ai ku Bullari godet një 11-metërsh të fituar nga Tupi, por e dërgon topin jashtë. Në minutat e mbetura vendasit shënojnë dhe një tjetër gol me autor Delilin, duke i çuar shifrat në 3-0. Një fitore e merituar për Besën, ndërsa tek Elbasani ra në sy një mungesë e qartë kolektiviteti. Elton Karaj
Golat shënohen në të parën
Gramozi – Tomori 3-2
Gramozi: Ymeri, Rushiti, Dake ( Stoja 70, Hysenaj, Gramo, Hamza (Dhëmbi 41), Kambo, Iljazi, Sali, Saliko, Cane. Trajner. S. Rustemi.
Tomori: Katillari, Mata, Bitri, Paraspudari, Zëri (Lezi 54), Droboniku, Baba, Roli, Myziri, (Reka 74), Ismaili, Daullenxhiu. Trajner: B. Fati
