E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani De Biazi: Krenari dhe përgjegjësi e madhe

/* */

Xhani De Biazi, nga dita e sotme është në ditën e tij të parë si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

Italiani në konferencën e tij për shtyp tha: “Mirëdita të gjithëve dhe më falni, që nuk e flas gjuhën tuaj (shqipe), por shpresoj që do të kuptoni kuptimin e fjalëve të mia. Para së gjithash, dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për mundësinë që më dha.

"Në këtë periudhë, kam menduar shumë për ndjenjat e mia, për të shprehur atë që unë kam ndierë brenda meje. Do të thosha dy gjëra, që mund t’i sintetizojnë ato: ndjej krenari të jem këtu dhe përgjegjësi të madhe.

Krenari, që jam zgjedhur nga një Kombëtare, si ajo e juaja (shqiptare), e një vendi që dëshiron të rritet në të gjithë sektorët, nga ekonomia deri të qëllimet sportive.

Përgjegjësia, e di që do të jetë e madhe, pasi impenjimi im do të jetë ai të bëjë të mundur rritjen të Kombëtares, për të kërkuar dhe sjellë një mentalitet të ri, në mënyrën për të vepruar dhe punuar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›