E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Qeveria të krijojë një sistem adresash

Për këtë arsye, ambasadori Lohan ka kërkuar nga qeveria shqiptare krijimin e një sistemi të tillë adresash.

“Në Tiranë është e pa mundur të shkosh në destinacion. Mungon sistemi i adresave. Nuk gjendet dot adresa për pronësinë”, theksoi ai. “Shteti nuk komunikon me shtetasit, dhe kjo është vërtetë shqetësuese. Administrata shtetërore nuk njofton dot shtetasit e vet”, vijoi më tej.

Sipas Lohan, për krijimin e sistemit të adresave duhet të angazhohet qeveria, suksesi i së cilës varet nga vullneti i saj. Ndërkohë, Lohan ka deklaruar se krijimi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ishte një hapë i rëndësishëm për Shqipërinë. Elementë të tillë identifikues shërbyen veçanërisht sipas Lohan, gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit. 

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka premtuar se së shpejti do të krijohet një regjistër elektronik adresash në të gjithë vendin.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›