Rekordi i portierit Ceni shenon golin e 100-te

Portieri brazilian, Rogerio Ceni, arrin rekordin që ndoshta do të mbetet i pathyer në historinë e futbollit. Ai ka shënuar golin e 100 në karrierë, duke i dhënë edhe fitoren 2-1 Sao Paulos në derbin me rivalët e Corinthians. Rogerio ka shënuar me një goditje dënimi spektakolare 9 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. 38-vjecari, portieri rezervë i Selecaos kur vendi i tij fitoi titullin e 5 kampion në 2002, ka festuar menjëherë pas golit, duke hequr fanellën.
E megjithtë, Rogerio nuk e krahason veten me lojtarët e mëdhenj të Sao Paolos. "Ne kemi shumë breza lojtarësh. Si mund të krahasohem me Rai, Pedro Rocha, Leonidas dhe shumë lojtarë të tjerë që kanë luajtur për Sao Paulo?" ka thënë ai në përfundim të ndeshjes. Golin e parë, që nisi karrierën e cuditshme të portierit golashënues, Rogerio e ka shënuar në vitin 1997.
Sao Paulo kishte 11 ndeshje, që nga viti 2007 që nuk e mundte Corinthians, por goli rekord i portierit të tyre, i dha suksesin në një ndeshje plot emocione. Ceni ka siguruar fitoren edhe duke kryer punën e tij, duke qenë shpëtimtar në disa raste me ndërhyrjet efikase. Me këtë sukses Sao Paulo është ngjitur në vendin e dytë të kampionatit Paulista, përpara Corinthians vetëm me diferencë golash.
Eno Skarço