Shperthen makina dyshime per vendosje eksplozivi

Një makinë Audi Q7 me targa amerikane ka shpërthyer në mbrëmje rreth orës 20:30 pranë një lokali në afërsi të ndërtesës së Gardës së Republikës. Pas ngjarjes forcat e policisë pasi rrethuan vendin dhe kanë nisur hetimet. Sipas tyre shpërthimi i mjetit ka qenë i qëllimshëm, dhe është shkaktuar nga një sasi e vogël eksplozivi e vendosur në kofanon e makinës.
Shpërthimi ka ndodhur menjëherë pasi shoferi Altin Deda, që ka mbetur i plagosur ka hapur derën e mjetit. Pronari i makinës është shtetasi Genti Sauku i cili së bashku me shoferin e tij pasi kishin parkuar kishin shkuar për vrap nga liqeni. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë për të zbardhur ngjarjen.
Albanian Screen