E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Pakistan izolojnë 800 mijë njerëz

Islamabad, 25 gusht - Rreth 800 mijë njerëz janë bllokuar nga vërshimet e mëdha në Pakistan, njoftoi OKB-ja, ndërkaq kontakti me ta mund të arrihet vetëm përmes rrugës ajrore. “Ndihmësit kanë nevojë urgjente për 40 helikopterë transportues për dërgimin e ushqimeve dhe gjërave më të domosdoshme për të mbijetuar”, ka deklaruar koordinatori i ndihmave të OKB-së, John Holmes.

Përmbytjet e pashembullta kanë krijuar probleme të shumta logjistike, të cilat pa ndihma ndërkombëtare nuk mund të tejkalohen. Gjatë një takimi të ekipit për shpëtim në Islamabad, kryeministri Yousuf Raza Gilani, ka bërë të ditur se deri tash janë shkatërruar rreth 200 spitale dhe institucione të tjera mjekësore.

Ndërkohë që për shkak të vërshimeve, dhjetëra mija punonjës të shërbimit shëndetësor janë kthyer në refugjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›