Rektorati nderon profesorët që fituan mandatin e deputetit
Me rastin e marrjes së mandatit të deputetit, rektorati ka organizuar një cerëmoni ku janë shpërndarë medalje mirënjohjeje për profesor Ethem Rukën, Vasilika Hysin, Besnik Baren dhe Mark Markun.
TIRANE- Katër profesorë të shquar të jetës akademike në vend janë nderuar nga Rektorati i Universitetit të Tiranës me medalje mirënjohjeje. Me rastin e marrjes së mandatit të deputetit, rektorati ka organizuar një cerëmoni modeste ndërsa rektori Dhori Kule ka shpërndarë medalje mirënjohjeje për profesor Ethem Rukën, Vasilika Hysin, Besnik Baren dhe Mark Markun, të cilët prej vitesh kanë qënë pjesë aktive e jetës akademike.
Rektori Kule ka uruar profesorët për marrjen e mandatit të deputetit ndërsa u ka kërkuar atyre që të vazhdojnë të kontribuojnë tashmë si politikanë për zhvillimin e arsimit në vend, që sipas Kules është prioritet mbi prioritetet.
Ndërsa profesorët kanë premtuar që kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre viteve për reformimin e këtij sistemi do ta zhvillojnë edhe më tej nga salla e parlamentit, atje ku marrin formë ligjet.
(e.n/News24/BalkanWeb)