Sherr me armë në lokal, plagosen 2 kamarierë
Dy persona pasi janë konfliktuar në një nga lokalet e plazhit, kanë qëlluar me armë duke plagosur dy kamarierët e barit. Mësohet se shkaku i sherrit ka qënë një konflkt i nisur vite më parë në Itali.
DURRES- Sherr me armë në plazhin e Durrësit. Dy persona pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin në një nga lokalet e plazhit, kanë qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur “Hekurudha” ku si rezultat i të shtanave kanë mbetur të plagosur dy kamarierët e lokalit, Sokol Shengjergji 28 vjeç dhe S. Rustani, 17 vjeç, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendgjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej autorëve të ngjarjes, konkretisht të 32 vjecarit Leonard Lusha, ndërsa ka shpallur në kërkim Eduart Metën 33 vjec, i cili u largua menjëherë pas ngjarjes.
Mësohet se shkaku i sherrit ka qënë një konflkt i nisur vite më parë në Itali, ku Lusha dhe Meta jetonin si emigrantë. (e.n/BalkanWeb)