PD: Rama të heqë dorë nga presionet, të pranojë humbjen
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partise Socialiste, Edi Rama duke i bërë thirrje të pranojë humbjen dhe të heqë dorë nga kërcënimet dhe presionet.
TIRANE- Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së sotme të kreut socialist duke i bërë thirrje Ramës të heqë dorë nga kërcënimet dhe të pranojë humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit.
“Partia Demokratike i kërkon z.Rama të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë” u shpreh zëdhënsja e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat.
Mëhilli theksoi se nga zgjedhjet nuk ka të humbur , ndërkohë që cilësoi si përpjekje masarenjsh cdo tentativë për të ndryshuar vullnetin e votuesve.
“Nga zgjedhjet nuk ka të humbur ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh” u shpreh Mëhilli.
(e.n/BalkanWeb)