Plasaritja e Juridikut, SOROS: S`japim fonde pa leje ndërtimi, nuk dimë çfarë ka ndodhur
Mungesa e lejes së ndërtimit për shtesën e katit në Fakultetin e Shkencave Sociale, që ka plasaritur ndërtesën e Fakultetit të Drejtësisë, është e paarsyetueshme, për zyrën e fondacionit SOROS në Shqipëri. Drejtori ekzekutiv i këtij fondacioni, z. Çapajev Gjokutaj, deklaroi dje për “standard” se projekti është financuar nga “Projekti për zhvillimin e arsimit në Shqipëri” (AEDP), një projekt i varur drejtpërdrejt nga zyrat e fondacionit në Budapest të Hungarisë. Ai tha se është e pamundur që të jenë dhënë fonde pa pasur leje ndërtimi, pasi projektet e financuara nga SOROS-i e kanë të detyrueshme këtë leje.
Ndërkohë, sqaroi se zyra e tij nuk mund të verifikojë nëse ka pasur apo jo leje ndërtimi në dosjen e projektit, pasi AEDP-ja është mbyllur në vitin 2003 dhe i gjithë dokumentacioni është zhvendosur në Hungari. Mosekzistenca e lejes së ndërtimit dhe pamundësia që një fond të jepet pa leje ndërtimi nga SOROS-i ka krijuar dyshime të mëtejshme për mënyrën e tenderimit, sipas pedagogëve të Universitetit të Tiranës.
Pa leje? Jashtë procedurave
Z. Çapajev Gjokutaj ka deklaruar se të gjitha projektet e SOROS-it kërkojnë në mënyrë rigoroze lejen e ndërtimit dhe se nuk ka asnjë mundësi që të jetë lëvruar fondi pa pasur një leje. “Asnjë vendim nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur nuk mund të merrej pa pasur një leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi. Dosjet miratohen vetëm me dokumentacionin e plotë, kështu që nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”, – u shpreh ai i kontaktuar nga “standard”.
Z. Gjokutaj sqaroi se ky projekt nuk është financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, që ai drejton, por nga “Projekti për zhvillimin e arsimit në Shqipëri”, AEDP, që është në varësi të Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI), edhe kjo pjesë e rrjetit SOROS. “Në vitin 2003, AEDP-ja është shkrirë dhe i gjithë dokumentacioni është zhvendosur në qendrën e OSI-së në Budapest të Hungarisë” – deklaroi z. Gjokutaj.
Ndërkohë, gazeta ka siguruar “situacionin përmbledhës” të programit “Shqipëria 2000” për objektin “Shtesë kati në Fakultetin e Shkencave Sociale – Tiranë”, që është e nënshkruar nga AEDP-ja, aksionari i firmës kontraktuese “Koli” sh.p.k dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës.
Leja e ndërtimit
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka konfirmuar dje për “standard’ se pas kontrollit të kryer, nuk është gjendur asnjë leje ndërtimi apo shfrytëzimi në dokumentacionin e kancelarisë së këtij universiteti. Për më tepër, burime pranë rektoratit bënë me dije se është kërkuar nga Bashkia e Tiranës verifikimi i lejes së ndërtimit dhe se as në arkivin e bashkisë nuk gjendet leja e ndërtimit dhe e shfrytëzimit, duke e bërë katin shtesë ilegal.
Kati i tretë i godinës së përbashkët të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë është ndërtuar në vitin 2004, dhe prej asaj kohe janë vërejtur problemet e para. Në vitin 2006, plasaritjet mbushën të gjitha muret e katit të parë të Fakultetit të Drejtësisë. Dy muaj më parë, Universiteti i Tiranës paditi në prokurorinë e rrethit Tiranë, firmën ndërtuese “Koli” sh.p.k, por ende nuk janë dërguar specialistë për verifikimin e dëmit. Sakaq, të premten është marrë vendimi për pezullimin e studimeve, derisa të verifikohet nëse ekziston apo jo rreziku i shembjes së godinës.
Berisha: Mbështesim universitetet private
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e arsimit privat në Shqipëri, duke cilësuar se “ne do të realizojmë standardet më të mira në arsim dhe këtë mund ta realizojmë vetëm me pjesëmarrjen e sektorit privat". Gjatë vizitës në një prej universiteteve private, ai deklaroi se arsimi i lartë është parësor për qeverinë. “Qeveria ka përcaktuar këtë vit buxhetin më të madh për arsimin e lartë, rreth 100 milionë dollarë dhe në jemi të vendosur të rritim progresivisht buxhetin për shkollimin, arsimimin e të rinjve dhe të rejave shqiptare”, - tha ai. Kryeministri Berisha vuri në dukje se qeveria shqiptare dhe aktualisht çdo qeveri tjetër e ka të pamundur të përballojë kërkesat e mëdha të sistemit arsimor në buxhetin publik dhe si rrugë të vetme ka inkurajimin, nxitjen dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së atij sektori, që është dhjetëra herë më i fuqishëm se qeveria dhe ky është sektori privat. “Shqipëria ka një trashëgimi të vështirë, të prapambetur, ndaj nuk ka alternativë tjetër, veçse të investosh për një zhvillim të qëndrueshëm”, - theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë.
Fier
Anketimi: Mësuesit, presion mbi nxënësit për kurse private
Të gjithë nxënësit e shkollave publike të rrethit të Fierit janë përfshirë në një anketim, i cili synon identifikimin e rasteve të presionit të mësuesve ndaj nxënësve për të marrë pjesë në kurse private. Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit, Tahir Kastrati, tha dje se nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të shkollave të mesme të arsimit publik u janë shpërndarë fletë anketimi për të informuar nëse detyrohen nga mësuesit e lëndëve për të zhvilluar kurse private. Anketimi ka nisur të zbatohet gjatë javës së kaluar për shkollat e qyteteve të Fierit, Patosit, Ballshit e Roskovecit dhe do të zhvillohet edhe në shkollat e fshatrave dhe zonave rurale të Fierit. Sipas drejtorit Tahir Kastrati, ka të dhëna për mjaft raste ku mësues të lëndëve të ndryshme ushtrojnë presion ndaj nxënësve për t'i detyruar ata të regjistrohen në kurset e tyre private. “Anketimi në disa shkolla ka treguar se ka me dhjetëra mësues që ushtrojnë presion me notë dhe me aktivizim të nxënësve në orën e mësimit, vetëm e vetëm që ata të shkojnë në kurset që zhvillon mësuesi. Anketimi do të nxjerrë emrat e këtyre mësuesve", - pohoi Kastrati. Ai sqaroi se anketimi do të përfundojë javën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj do të nisë inspektimi në shkollat ku do të denoncohen rastet konkrete që do të shoqërohet dhe me masa ndëshkuese.