E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentim grabitja e kazinos, pranga 30-vjeçarit

Policia në Skenderaj, sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti ka tentuar të kryej një vjedhje në një lokal të lojrave të fatit.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer pa ndonjë incident, ndërsa në posedim të dyshuarit, përkatësisht në xhepin e xhaketës së tij, policia ka identifikuar si pjesë të provave materiale një maskë, të cilën besohet se i njëjti e kishte në kokë, në kohën e përpjekjeve të tija për të kryer aktin kriminal.

Deklarata e të dyshuarit është marrë nga hetuesit policor lidhur me aktivitetet e dyshuara dhe pas regjistrimit të tij në stacionin policor, me urdhër të prokurorit publik, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›