E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrokulliset me traktor, humbë jetën 39-vjeçari

S.Rashkoviq, mashkull, 39-vjeçar, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dren të Zubin Potokut.

Sipas policisë, 39-vjeçari ka vdekur pasi kishte humbur kontrollin mbi mjetin motorik-traktor, dhe ishte rrokullisur bashkë me të.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, aksidenti është konstatuar të ketë qenë shkaktuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas raportit të mjekëve kujdestar, viktima kishte ndërruar jetë në vend ngjarje.

Prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin, ndërsa në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të i lirohet familjarëve të tij kurse rasti të regjistrohet si vdekje aksidentale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›