Remonte deri më 30 korrik, OSSH njofton kufizimet
Duke filluar nga dita e sotme, një pjesë e lagjeve të kryeqytetit, por edhe disa qytete të tjera të vendit do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se sot nis remonti në nënstacionin elektrik “Dinamo” në Tiranë. Si pasojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 9:00 deri në 15:00 në disa zona të kryeqytetit, si Bregu i Lumit, uzina “Dinamo”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Siri Kodra”, rruga “Josif Pashko”, Babrruja dhe Paskuqani.
OSSH njofton për kryerje remontesh edhe në disa rrethe. Për pasojë do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë paradites që prej orës 9:00 deri më 15:00 në Fushë-Arrëz, Pukë, Laç, Memaliaj, Fier, Përrenjas, Librazhd, Skrapar, Poliçan dhe Vertop. Remontet parashikohet të zgjasin deri më 30 korrik.
#