E Diel, 1 Nëntor 2026

Remonti në rrjet, OST njofton për ndërprerje

OST bëri të ditur sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të remonteve në linjat e interkonjeksionit. Drejtori i përgjithshëm Ymer Balla deklaroi se kufizimet do të prekin kryesisht Shqipërinë e mesme dhe të jugut. Megjithatë kufizimet do të jenë të shkurtra dhe kryesisht do të jenë paradite.

Ndërprerja e energjisë do jetë në datën 11 qershor deri në datën 14 në linjën Vau i Dejës -Tiranë dhe Fierzë -Tiranë si dhe në datën 15 deri në datën 20 qershor në linjën Koman Elbasan.

OST-ja do të kryejë punime të planifikuara dhe ndërprerja do të vijë për shkak të nevojës për mbajtjen në parametra të pranueshëm sistemin elektroenergjitik shqiptar i cili gjatë kësaj periudhe do të jetë në kushte jo të sigurta pune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›