E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, zhvillohen zgjedhjet parlamentare



Mëngjesin e së mërkurës, në Holandë, ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare. Holanda ka hapur qëndrat e votimit ku do të hedhin votën e tyre të gjithë shtetasit me të drejte vote, për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re të vendit. Më e favorizuar duket të jetë Partia Liberale ose Vvd e drejtuar nga Mark Rutte, i cili ka premtuar reduktimin e shpenzimeve publike me 20 miliardë euro. Pas tyre vijnë kristian-demokratët e kryeministrit Jan Peter Balkenende. Ndërsa një tjetër fraksion mes pretendentëve është edhe Partia Laburiste e udhëhequr nga ish kryebashkiaku i Amsterdamit, Jacob Cohen. Në këtë mënyrë, anketimet tregojnë se një fitore e mundshme parashikohet për Partinë Liberale, që ka ftuar për shkurtime të thella të buxhetit, për qeveri më të vogël dhe më pak të mira për emigrantët.
Pritet që këto votime do ta përfundojnë udhëheqjen tetëvjeçare të kryeministrit Jan Peter Balkenende, demokristianët e të cilit ishin në koalicion qeverisës me Partinë Laburiste, deri në shkurt të këtij viti, kur qeveria u shkatërrua, për shkak të mospajtimeve lidhur me zgjerimin e mandatit të trupave holandeze në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›